Русские видео

Сейчас в тренде

Иностранные видео


Скачать с ютуб Bjeshkët e Nemuna në Tropojë, parajsa e pazbuluar e alpeve shqiptare ku koha ka ndaluar в хорошем качестве

Bjeshkët e Nemuna në Tropojë, parajsa e pazbuluar e alpeve shqiptare ku koha ka ndaluar 1 год назад


Если кнопки скачивания не загрузились НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу страницы.
Спасибо за использование сервиса savevideohd.ru



Bjeshkët e Nemuna në Tropojë, parajsa e pazbuluar e alpeve shqiptare ku koha ka ndaluar

#oranews #tropoje #bjeshketenemuna Bjeshkët e Nemuna në Tropojë, ofrojnë magjinë e natyrës dhe qetësinë për frymëzim të shpirtit. Fëshfërimat e pemëve të lidhura me bisedat e ujit me gurët që i zënë rrugën në lumenjtë e zhdërvjellët lidhen mrekullisht mes lartësive të gjelbërta. Peisazhet e mrekullueshme natyrore, nuk janë prekur ende nga betoni i njeriut, edhe pse shumë turistë shkelin me kuriozitet mbi lëndinat apo mes pyjeve të dendur. Notat në pentagramin e shkruar prej natyrës janë bërë frymëzim për krijimtarinë ndër shekuj të rapsodëve dhe jo vetëm. Përmes udhëtimit ndër bjeshkë zbulon jo vetëm mrekullitë e këtij vendi por dhe traditat e njerëzve që janë mburosur ndër ta, a thuajse nuk kanë ndryshuar prej krijimit. Frymëzimin që kanë gjetur banorët kërkojnë ta kenë të tyre dhe shkrimtarë të kësaj kohe. Tropoja është kthyer një destinacion i shkëlqyeshëm për shumë turistë dhe aventurierë që dëshirojnë të eksplorojnë natyrën ashtu siç e ka bërë dora e zotit. Vendasit, ruajnë me kujdes zakonet dhe traditat duke e mbajtur të paprekut identitetin e tyre. Tropoja ka qënë dhe mbetet perla turistike e alpeve shqiptare. Qindra udhëtojnë drejt luginës së Valbonës, në çdo stinë të vitit për tu relaksuar. "Vijnë nga të gjitha shtetet, Ballkanit, Europës, Amerikës. Ne habitemi. Dhe kanë përshtypje shumë të mira për bjeshkët tona se hyn në vendet që janë të njohura botërisht që janë të bukura. Por thonë, këto vende janë të pazbuluara, çfarë bukurie kanë. Duhet të mundohemi ti mbajmë, kjo është mirë dhe për shëndetin, për gjithçka," tha një banor i zonës. Ndërkohë në odat bujare por edhe në restorantet e zonës, vizitorët mund të gjejnë ushqimin tradicional, I cili është i bazuar në prodhimet blegtorale, kryesisht mishi dhe bylmeti. Një gjë të tillë e konfirmon edhe Dashnor Elezi i cili thotë se merret me blegtori prej 25 vitesh dhe e di që restorantet aty shërbejnë gjithçka bio. "Kemi dy blegtorë, kam 130 kokë dele, bashkë me mështjerra bëhen nja 250 copë. Mështjerrat fillojmë ti shesim tani. Na ka dalë mirë Valbona se po i shesim atje, se vitet e para detyroheshim të udhëtonim larg, në Gjakovë, Shkodër me i shitë. Sot me Valbonën ka ec dhe interesi ynë si blegtor. Bëjmë djathin dhe gjalp. Djathin e shesim këtu se kam 25 vite që merrem me këtë. Mundohem t'ja plotësoj njerëzve sa kërkojnë," tha një banor i zonës. Tropojanët thonë se bukuria e këtij vendi magjepsës duhet të shfrytëzohet duke bërë më shumë investime kryesisht në infrastrukturë. "Tashmë s'po flasim vetëm për rastin konkret të Tropojës por vetë Shqipëria konsiderohet aktualisht zbulim i Europës dhe më tej prej natyrës, klimës, biodiversitetit. Tropoja është e bekuar që ka këto bjeshkë. Konsiderohet shpesh si Zvicra e vogël, por nëse e krahasojmë me të infrastruktura mbetet mbrapa. Rruga është një domosdoshmëri. Gjynah se të mbesin këto bjeshkë pa blegtori nuk ka. Ska bar më të mirë për qumështin, mishin, bulmetin. Bari më i mirë se veç zogjtë shkelin në to. Nëse ka ndokund mrekulli, ka në bjeshkët tona, por fatkeqësisht ëkto nuk po shfrytëzohen si duhen për mungesën e infrastrukturës siç është rruga. I lutem shtetit e individëve të bëjnë diçka, se vetëm rruga është pengesa kryesore që nuk po lë të zhvillohet turizmin e fshatarët nuk po punojnë si duhen," thonë ata. Në të gjitha rastet Tropoja mbetet një parajsë dhe një destinacion i magjishëm për të gjithë ata që dëshirojnë të eksplorojnë një pjesë autentike të vendit tonë. Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/kultura/bjeshk... Follow Televizionin Ora News Website: www.oranews.tv Youtube http://bit.ly/2DDddtL Facebook: http://bit.ly/2RkUN4s Instagram   / oranewstv   Twitter   / oranewsrtv  

Comments