Русские видео

Сейчас в тренде

Иностранные видео


Скачать с ютуб Opinion - Ismail Kadare per vdekjen e Jusuf Vrionit (1 qershor 2001) в хорошем качестве

Opinion - Ismail Kadare per vdekjen e Jusuf Vrionit (1 qershor 2001) 4 года назад


Если кнопки скачивания не загрузились НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу страницы.
Спасибо за использование сервиса savevideohd.ru



Opinion - Ismail Kadare per vdekjen e Jusuf Vrionit (1 qershor 2001)

Jusuf Vrioni një nga emrat më të njohur të jetës kulturore shqiptare ndërroi jetë më 1 Qershor të vitit 2001. Ai ishte përfaqësues i një familje të njohur në historinë e Shqipërisë. Jusuf Vrioni vitet e tij të para i kaloi në Korfuz ku edhe kishte lindur. Pas emërimit të babait të tij,Ilias Vrioni si Ministër i Jashtëm dhe Ministër i Plotfuqishëm në Paris, familja e tij u shpërngul në Paris më 1925. Në vitin 1939, ai rikthehet në Shqipëri, por shpërthimi i Luftës së Dytë Botërore e detyron të shpërngulet po atë vit në Romë. Rikthehet në Tiranë më 1943 dhe në Shtator të 1947-ës arrestohet nga regjimi komunist dhe akuzohet për spiunazh dhe agjitacion e propagandë dhe qëndron në burg deri në 1960-ën. Për nevojat propagandës ndërkombëtare të regjimit diktatorial, emërohet në Tiranë si përkthyes dhe më pas ishte gjuha frënge që e ndihmoi të transferohej sërish në Francë pas përkthimeve të botimeve të ndryshme. Veprat e shkrimtarit Ismail Kadare i dhanë Vrionit vulën e një talenti të jashtëzakonshëm si përkthyes nga shqipja në frëngjisht. Pikërisht Kadare i cili ka qenë një nga personat që e ka njohur më mirë ishte i ftuar në emisionin “Opinion” për të folur për kujtimin e tij. “Kjo është një ditë e pikëllueshme, por në raste kur lidhen me një thesar kulturor pikëllimet janë të tilla, por kanë edhe një dritë të brendshme. Jusuf Vrioni do të kujtohet gjithmonë në kulturën shqiptare. Ishte fenomen i rrallë i transmetimit të kulturës sonë nëpër botë. Ishte përçuesi më i madh dhe e bëri këtë kur Shqipëria ishte në izolim total dhe këtu ishte edhe zotësia e tij. Unë e kam njohur në vitin 1962, sapo ishte fejuar dhe mu ofrua duke më thënë nëse doja që të përkthente veprën time. Përkthimi i veprave të mia ishte nismë e Jusuf Vrionit edhe pse ai e dinte se nuk do të vihej emri i tij si përkthyes. Ai donte ta bënte këtë për tu kapur pas jetës”, tha Kadare./tvklan.al

Comments