Русские видео

Сейчас в тренде

Иностранные видео


Скачать с ютуб Fadil Vokrri perkujtohet edhe ne Serbi | ABC News Albania в хорошем качестве

Fadil Vokrri perkujtohet edhe ne Serbi | ABC News Albania 6 лет назад


Если кнопки скачивания не загрузились НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу страницы.
Спасибо за использование сервиса savevideohd.ru



Fadil Vokrri perkujtohet edhe ne Serbi | ABC News Albania

Fadil Vokrri është mbajtur mend në Beograd. Millojko Pantiç ka qenë yll i komentimit të futbollit. Vdekjen e tij e konsideron humbje të thellë për sportin dhe e quan futbollistin nga Prishtina një njeri të madh. Komentet në Serbi e kanë bërë atë një emër të përjetshëm dhe të paharruar. Pantiç thotë se në një intervistë Vokrri e kishte bërë për vete, pavarësisht se ishte fans i rivalit Crvena Zvezda. Millojko Pantiç, ish-komentator futbolli: “Ka qenë një mjeshtër i madh dhe e kam vlerësuar shumë pasi ai ka qenë talent i lindur dhe jo një futbollist i ushtruar artificial. Ka ngelur njeri i mirë dhe kufijtë tanë këtu nuk kanë ekzistuar. Jam dëgjuar me të para disa vitesh dhe futbolli është dashur të na lidh pavarësisht politikës”.   Lufta për ndërkombëtarizimin e futbollit kosovar nuk i ka ndaluar shumë ta quajnë një vëlla Vokrrin në Serbi. Ish-drejtuesi i Partizanit në kohën e Vokrrit, Zdravko Mrviç, thotë se ka qëndruar njeri i madh. Zdravko Mrviç, ish-drejtor i KF Partizani, Beograd: “Futbollistët nga Kosova si Prekazi dhe shumë kanë ardhur në Partizan. E kam pritur në restorant të klubit dhe e pyeta ditën e parë si ndjehej dhe ishte i tërhequr, por shumë shpejt u kthye në më të dashurin e publikut”. Vokrri ishte shpallur një prej futbollistëve më të mirë në Jugosllavi dhe tifozët i thanë prehu në paqe legjendë./abcnews.al

Comments