Русские видео

Сейчас в тренде

Иностранные видео


Скачать с ютуб Ekskluzive-Zhdukja 2 shoqeve, Pa Gjurme zbulon 2 varre pa emër/U vranë dhe u groposën nga i dashuri? в хорошем качестве

Ekskluzive-Zhdukja 2 shoqeve, Pa Gjurme zbulon 2 varre pa emër/U vranë dhe u groposën nga i dashuri? 1 год назад


Если кнопки скачивания не загрузились НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу страницы.
Спасибо за использование сервиса savevideohd.ru



Ekskluzive-Zhdukja 2 shoqeve, Pa Gjurme zbulon 2 varre pa emër/U vranë dhe u groposën nga i dashuri?

#pagjurme #odetadume #reportTV Emisionin "Pa gjurmë" me moderatore Odeta Dume mund ta ndiqni nga e hëna në të premte në orën 16:00 në ekranin e Report Tv Pas dëshmisë së publikuar nga “Pa Gjurmë” në Report Tv se dy shoqet, Nertila Osmani dhe Sonila Kryeziu janë vrarë dhe janë varrosur në Dunat e Divjakës, Prokuroria e Tiranës ka hapur hetimet. Drejtuesi i organit të akuzës në kryeqytet, Arens Çela ka konfirmuar lajmin pas interesimit të emisionit “Pa Gjurmë”. Në këtë dokument, Prokuroria sqaron se në 2004, periudhë kur u zhdukën 2 shoqet është hetuar vetëm për “rrëmbim personi” dhe aso kohe u mbyll çështja për shkak të mungesës së provave. E ndërsa pas publikimit të rastit në “Pa Gjurmë” në Report Tv në 10 mars 2023, prokuroria ka rihapur hetimet.Nga ana tjetër, Report Tv ka marrë një informacion shumë të rëndësishëm që mund të ndihmojë në zbardhjen e plotë të historisë së zhdukjes së dy shoqeve. Në vitin 2005, 1 vit pas zhdukjes së 2 vajzave, janë gjetur 2 trupa të pajetë dhe sot në varrezat e Divjakës ekzistojnë edhe 2 varre pa emër. Nuk dihet nëse këto 2 varre i përkasin 2 shoqeve. “Fjalën e fundit” do e thonë institucionet. Do duhet të bëhet zhvarrosja dhe të merren analizat e AND e të bëhen krahasimi me familjarët për të kuptuar nëse bëhet fjalë për Nertila Osmani dhe Sonila Kryeziu. Pista kryesore e hetimit është se janë vrarë nga Arben Hoxha, kreu i bandës së Lushnjes, (i ekzekutuar në 2005), njëherazi edhe bashkëshorti i Nertilës, me të cilin kishte një fëmijë. Referuar dëshmisë që ka mbërritur në “Pa Gjurmë” nga një zonjë, identitetin e së cilës nuk e bëjmë publike, vrasja mund të ketë ndodhur për shkaqe banalë.“Nëqoftëse t’i i ktheje përgjigje Benit, të vriste në vend”, ka thënë dëshmitarja. Faktim që ka pasur një debat mes Nertila Osmanit dhe bashkëshortit të saj, Ben Hoxhës, e ka konfirmuar në studion e Report Tv edhe nëna Sonilës, Lirija.

Comments