Русские видео

Сейчас в тренде

Иностранные видео


Скачать с ютуб E diela shqiptare - Ka nje mesazh per ty - Pjesa 1! (1 prill 2018) в хорошем качестве

E diela shqiptare - Ka nje mesazh per ty - Pjesa 1! (1 prill 2018) 6 лет назад


Если кнопки скачивания не загрузились НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу страницы.
Спасибо за использование сервиса savevideohd.ru



E diela shqiptare - Ka nje mesazh per ty - Pjesa 1! (1 prill 2018)

Facebook:   / tvklan   Talk-show LIVE nga Ardit Gjebrea ne KLANHD & TVKLAN; Kronikë më e plotë: http://tvklan.al/e-diela-shqiptare-em... Dashuria, sakrifica e nënës për fëmijën, është arsyeja që ka sjellë sot Elenën, një vajzë 17-vjeçare, në rubrikën “Ka një mesazh për ty”, te “ E diela shqiptare”. Pavarësisht se panorama e familjes së saj, nuk është ajo që çdo fëmijë do të ëndërronte, ajo, vëllai dhe mamaja e tyre kanë qenë gjithmonë të bashkuar. Elena ka ardhur për të falenderuar mamanë e saj e cila ka luajtur rolin e nënës dhe të babait për ta. Thonë se çfarë nuk të vret, të bën më të fortë dhe këtë e dëshmojnë më së miri protagonistët e kësaj të diele. Elena: Unë jam Elena, jam 17 vjeç, vij nga qyteti i Bulqizës. Unë dhe familja ime jetojmë te shtëpia e dajës në Durrës, sepse babai vendosi të na braktisë. Ardit Gjebrea: Si ju braktisi? Elena: Babai i dha mamasë sime disa dokumente për të firmosur, gjoja do të shkonim të gjithë si familje në Itali. Mami, duke i besuar verbërisht, i firmosi ato. Por ato dokumente kishin qenë për shitjen e shtëpisë. Ai kishte vendosur të largohej vetëm në Itali, pa ne. Kaluan disa ditë dhe na thanë të largoheshim nga shtëpia, sepse shtëpia ishte shitur. U detyruam që të iknim te shtëpia e gjyshërve. Unë isha vetëm tre vjeç, ndërsa vëllai katër. Pritëm disa muaj dhe ai më në fund mori mamin në telefon. E vetmja gjë që i tha ishte “unë kam ndërtuar jetën time këtu, ti vazhdo me tënden”. Elena tregoi për periudhën e vështirë që ka kaluar duke pritur kthimin e babait të saj, gjë që nuk ndodhi kurrë. Ditët, muajt, vitet kalonin dhe ai nuk kujtohej kurrë për familjen. Elena tregon për momentin kur e takoi pas disa vitesh, pasi ai u kthye nga Italia: “Shkuam në Bulqizë pasi morëm vesh që ai kishte ardhur te prindërit e vet, vendosëm të shkonim ne. Ishim akoma të vegjël por donim një shpjegim. Erdhi na takoi, tha që ishte penduar dhe do kthehej prapë”. Ardit Gjebrea: Takimin e parë me babin, ti dhe vëllai, si e përjetuat? Elena: Nuk e njihnim fare. Pavarësisht se mami na tregonte gjithmonë fotot e atij, na thoshte gjithmonë, pavarësisht gjithçkaje, ky është babai juaj. Ai na takoi, na përqafonte. Na tha që duke filluar nga sot ne do jemi familje si më parë. Do kujdesem për ju, do ju lë numrin tim të telefonit. Por nuk e mbajti premtimin, iku të nesërmen direkt në Itali dhe s’na u përgjigj më kurrë në telefon. Ai nuk ishte me ne kur kishim më shumë nevojë për të...

Comments