Русские видео

Сейчас в тренде

Иностранные видео


Скачать с ютуб Ndahet nga jeta bilbili i këngës popullore Fitnete Rexha - (16 Gusht 2003) в хорошем качестве

Ndahet nga jeta bilbili i këngës popullore Fitnete Rexha - (16 Gusht 2003) 2 года назад


Если кнопки скачивания не загрузились НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу страницы.
Спасибо за использование сервиса savevideohd.ru



Ndahet nga jeta bilbili i këngës popullore Fitnete Rexha - (16 Gusht 2003)

Lajme Arkiva - TV Klan 2003 Fitnete Rexha:- “Harresa qenka më e madhe se dhimbja e plagës, më kanë borxh shumë, më kanë borxh shumë ata që kanë diçka në dorë”. Kështu ishte shprehur disa muaj më parë, ndërsa dergjej në shtratin e spitalit, e goditur nga një sëmundje e rëndë këngëtarja e njohur e muzikës popullore shqiptare Fitnete Rexha. Sot ajo nuk është më. Bilbili i këngës popullore të Shqipërisë së Mesme u nda nga jeta në orët e para të mëngjesit. E vlerësuar me titullin Artiste e Merituar dhe interpretuese e dhjetëra këngëve, ajo u shua në moshën 70 vjeçare, pasi i kishte dedikuar një jetë të tërë muzikës shqiptare. Me zërin e saj, Rexha ia transmetoi notat e melodive shqiptare, jo vetëm adhuruesve brenda kufijve, por edhe jashtë tyre. Ajo është shfaqur përpara publikut deri në fund të jetës së saj, duke interpretuar pavarësisht moshës së thyer dhe gjendjes jo të mirë shëndetësore. Por edhe pse me qindra debutime përpara publikut dhe vite kushtuar artit, askush nuk u kujtua që ta vlerësonte bilbilin e këngës popullore me titullin Artiste e Popullit, ose të paktën të dërgonte një tufë lule në shtratin e saj të spitalit./tvklan.al Gazetare – Fjodora Fjora SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos! Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/ Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/ Follow Tvklan on Facebook:   / tvklan   Follow Tvklan on Instagram:   / rtvklan   Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Comments