Русские видео

Сейчас в тренде

Иностранные видео


Скачать с ютуб Turizmi i harruar rural, fshati Zaroshkë në Pustec pa rrugë e infrastrukturë в хорошем качестве

Turizmi i harruar rural, fshati Zaroshkë në Pustec pa rrugë e infrastrukturë 2 года назад


Если кнопки скачивания не загрузились НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу страницы.
Спасибо за использование сервиса savevideohd.ru



Turizmi i harruar rural, fshati Zaroshkë në Pustec pa rrugë e infrastrukturë

#oranews #pustec Zonat rurale në vendin tonë vijojnë të mos jenë në vëmendjen e institucioneve. Pavarësisht se fshati Zaroshkë në Pustec është prej vitesh në listën e 100 fshatrave turistikë të qeverisë, atje duket se koha ka mbetur vite pas, ku në fshat nuk ka infrastrukturë. Ndonëse është pjesë e 100 fshatrave turistikë, Zaroshka në Bashkinë e Pustecit, vuan mungesën e investimeve. Rruga e amortizuar që lidh qendrën me këtë fshat, ka krijuar problematikën kryesore të saj, pasi duket se turistët nuk e marrin mundimin të futen drejt fshatit. Pamja e mrekullueshme dhe shumëllojshmëria e gatimeve tradicionale e bëjnë të veçantë këtë fshat. Por, këto të mira, duket se nuk shijohen mjaftueshëm nga vizitorët të cilët janë në rritje, por zgjedhin të vizitojnë vende me infrastrukturë më mirë rrugore. “Rruga është mbi 10 vite në që nuk ndryshon. Edhe ata që duan të vizitojnë vendin tonë kanë vështirësi me rrugën.” Problematika pranohet edhe nga kryetari i bashkisë së Pustecit, Pali Kolefski i cili shprehet se ka pasur mungesë fondesh për rrugën. “Ndikon shumë besoj sepse kjo është rrugë e shkatërruar dhe krijohet pluhura. Nuk zhvillohet turizmi në mes të pluhurave.” Bashkia e Pustecit është një ndër bashkitë më të vogla në vend që shtrihet buzë Prespës, por numri i ulët i banorëve bën që institucionet të mbledhin pak taksa, ndërsa qeverisja qendrore nuk kujtohet për ta. Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/vendi/turizmi-... Follow Televizionin Ora News Website: www.oranews.tv Youtube http://bit.ly/2DDddtL Facebook: http://bit.ly/2RkUN4s Instagram   / oranewstv   Twitter   / oranewsrtv  

Comments