Русские видео

Сейчас в тренде

Иностранные видео


Скачать с ютуб Dekorohet këngëtarja Pavlina Nikaj nga presidenti Moisiu - (25 Tetor 2002) в хорошем качестве

Dekorohet këngëtarja Pavlina Nikaj nga presidenti Moisiu - (25 Tetor 2002) 2 года назад


Если кнопки скачивания не загрузились НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу страницы.
Спасибо за использование сервиса savevideohd.ru



Dekorohet këngëtarja Pavlina Nikaj nga presidenti Moisiu - (25 Tetor 2002)

Lajme Arkiva - TV Klan 2002 Është dekoruar nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë Alfred Moisiu, me urdhrin “Naim Frashëri i Argjend”, këngëtarja e njohur e muzikës së lehtë shqiptare Pavlina Nikaj. Kjo dekoratë me motivacionin “Për merita të larta dhe aktivitet të gjerë në muzikën e lehtë shqiptare, si dhe një nga pioneret e saj”, i është dorëzuar kësaj këngëtareje, nga Ministrja e Kulturës Rinisë dhe Sporteve Arta Dade. Këngëtarja e mirënjohur Pavlina Nikaj, së bashku me këngëtaren Anita Take dhe Pjetër Gjergjin, mund të konsiderohen, si pionerët e interpretimit të muzikës së lehtë shqiptare. Ajo filloi të këndojë shumë e re, që në moshën 14 vjeçare. Me një zë të qartë, të fuqishëm dhe shumë emocional, Pavlina Nikaj filloi të interpretojë me shumë sukses në fillim si soliste në Ansamblin e Ushtrisë Popullore, e më pas, me krijimin e Teatrit të Estradës së Tiranës, ajo u inkuadrua pranë këtij teatri. Shumë kompozitorë filluan të shkruajnë këngë të reja me destinacion zërin e Pavlina Nikaj, e cila ishte shumë e veçantë dhe komunikuese me publikun. Së bashku me Anita Taken formuan duetin e papërsëritshëm Nika-Take. Ka marrë pjesë në shumë aktivitete artistike, si koncerte, spektakle muzikore, festa popullore etj. Ndihmesa e saj në interpretimin e këngës së lehtë shqiptare ka qenë për 10 vite me radhë shumë e madhe dhe e konsiderueshme, duke merituar plotësisht simpatinë dhe duartrokitjen e publikut të gjerë./tvklan.al Gazetare – Fjodora Fjora SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos! Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/ Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/ Follow Tvklan on Facebook:   / tvklan   Follow Tvklan on Instagram:   / rtvklan   Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Comments