Русские видео

Сейчас в тренде

Иностранные видео


Скачать с ютуб Kurbani i fundit i Enver Hoxhes, si ja pastroi rrugen drejt pushtetit Ramiz Alisë | ABC Story в хорошем качестве

Kurbani i fundit i Enver Hoxhes, si ja pastroi rrugen drejt pushtetit Ramiz Alisë | ABC Story 4 года назад


Если кнопки скачивания не загрузились НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу страницы.
Спасибо за использование сервиса savevideohd.ru



Kurbani i fundit i Enver Hoxhes, si ja pastroi rrugen drejt pushtetit Ramiz Alisë | ABC Story

Pas eliminimit të Mehmet Shehut, edhe pse me një këmbë në varr, edhe pse me pamjen e një zombie, Enver Hoxha do i harxhonte pothuaj të gjitha energjitë e mbetura në një betejë të fundit. Ai e dinte se Mehmet Shehu kishte ende në poste të rëndësishme disa miq e mbështetës të tij. Kadri Hazbiu vijonte të ishte ministër i Mbrojtjes, ndërsa Feçorr Shehu, njohur si kushëri dhe njeri shumë i afërt i Mehmetit, ishte ministër i Brendshëm. Dinte gjithashtu se Ramiz Alia, i përzgjedhur prej tij si pasardhës, nuk e kishte as hapin, as guximin për ti pastruar vetes rrugën njëherë e mirë. Sa duket mendja i thoshte se i takonte atij që ta mbaronte këtë punë të fundit me qëllim që pasardhësit ti dorëzonte një pushtet të garantuar… Në gati katër dekada në krye të pushtetit, ai tashmë kishte përvojën e një eksperti të spastrimeve në Parti apo qeveri – një zotësi ku askush nuk e konkurronte. Por eksperienca nuk e lejon të nxitohet. Së pari duhej përgatitur terreni. Eksperienca i thoshte se fillimisht duhet tu mbushte mendjen shqiptarëve se Mehmet Shehu ishte një armik, një tradhtar, një poliagjent… Më tej duhet të qetësonte dhe opinionin e huaj. Një ditë pas vetëvrasjes së Mehmet Shehut, “Radio Beorgadi” kishte dhënë një lajm që fliste për krisma në mbledhjen e Byrosë Politike. Spikeri thoshte se, Mehmet Shehun, e kishin vrarë, ndërsa Kadri Hazbiun, e kishin plagosur. Duhej një përgjigje. Dhe Enveri e sajon. Më 26 dhjetor 1981, vetëm një javë pas vetëvrasjes së Mehmet Shehut, ai merr me vete, në një takim të sforcuar me artistët në galerinë e Arteve, edhe Ramiz Alinë edhe Kadri Hazbiun. Mesazhi ishte i qartë: Në Shqipëri gjithçka shkon mirë e bukur. Mehmet Shehu është vetëvrarë, por krisma të tjera nuk ka pasur. Kadri Hazbiu, tashmë në krahun e djathtë të Enver Hoxhës, nuk është i plagosur. Dhe nuk mbaron me kaq. Fasada ruhet. Duket Enver Hoxha ende nuk ishte gati për sulm, nuk ishte gati të bënte publikë armiqtë e tij të radhës. Këtë vërteton edhe një takim i datës 2 janar 1982, kur në një konsulte me Ramiz Alinë dhe pas edhe me Kadri Hazbiun, ai nuk lë askënd të dyshojë se çfarë bluan në mendje. Thotë se përgjegjësi për situatën e krijuar nga veprimtaria armiqësore e Mehmet Shehut kanë shokët e kryesisë, Adili, Pali, Manushi, Qirjako si dhe ministrat, veçanërisht Petro Dode. Por nuk nxjerr asnjë fjalë pakënaqësie për Kadri Hazbiun apo Feçorr Shehun, edhe pse që të dy kishin praktikisht në postet më të rëndësishme qeveritare, edhe pse të dy kishin qenë mbështetësit më të fortë të Mehmet Shehut. Duke i shkuar djallëzisë deri në fund, më tej, në të njëjtin takim, Enver Hoxha argumenton se si kandidatura më e mirë për postin e Kryeministrit ishte pikërisht Kadri Hazbiu. “Mendoj se kandidatura më e përshtatshme është ajo e shokut Kadri Hazbiu. Shoku Kadri nuk është i huaj për problemet shtetërore, politike, ekonomike, kulturale e të mbrojtjes. Ai është një kuadër i vjetër në Parti dhe shok i luftës. Populli dhe Partia e dinë që ai nuk ka asnjë lidhje me frymën dhe metodën e Mehmet Shehut. Kadriu është energjik, është kundër arrogancës dhe prepotencës, i respekton dhe i dëgjon shokët, u përmbahet normave të Partisë, parimit të kolegjialitetit. Caktimi i Kadriut si kryeministër do të pritet mirë si brenda dhe jashtë”. Në fund të dokumentit shkruhet se Ramiz Alia bie dakord me këto mendime të shokut Enver, ndërsa Kadriu, edhe pse në parim bie dakord, thekson se duke qenë se gjendja në ushtri akoma nuk është shumë e mirë, ndoshta do të ishte më mirë ti kushtohej Ministrisë së Mbrojtjes, ndërsa si kryeministër të caktohej një tjetër. Por, propozimi i Enver Hoxhës që Kadri Hazbiu të bëhej Kryeministër i vendit ishte vetëm pjesë e një loje të madhe të sapofilluar. Dikush duhej joshur, dikush duhej vënë në gjumë. Vetëm katër ditë më pas, më 6 janar 1982, gjithçka do të shpërthente me arrestimin e bujshëm të Fiqeret Shehut, bashkëshortes së Mehmet Shehut. Dy ditë më pas, më 8 janar, do të arrestohej ministri i Jashtëm, Nesti Nase, më 24 mars ministri i Brendshëm Fecorr Shehu dhe më 10 gusht ministri i shëndetësisë, Mihallaq Ziçishti. Por si rrodhën ngjarjet deri në arrestimin e Kadri Hazbiut? Pse u desh që akuzat të montoheshin shpejt e në mënyrë fare të trashë dhe pse shkuan në plumb edhe ata që hodhën poshtë të gjitha akuzat, si Kadri Hazbiu, Feçorr Shehu apo Llambi Peçini dhe pse nuk u kursye ish-ministri Llambi Ziçishti, që bashkëpunoi me Sigurimin e Shtetit? Duke shfrytëzuar një numër të konsiderueshëm dokumentesh të kohës, emisioni Abc/Story, rindërton masakrën e fundit të Enver Hoxhës; si bëri kurban kolegët e vjetër e shokët e luftës për ti pastruar rrugën drejt pushtetit Ramiz Alisë.

Comments