Русские видео

Сейчас в тренде

Иностранные видео


Скачать с ютуб Top Channel/ Bill Klinton, paqebërësi i madh që “shpëtoi” Kosovën e mbijetoi skandaleve! в хорошем качестве

Top Channel/ Bill Klinton, paqebërësi i madh që “shpëtoi” Kosovën e mbijetoi skandaleve! 1 год назад


Если кнопки скачивания не загрузились НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу страницы.
Спасибо за использование сервиса savevideohd.ru



Top Channel/ Bill Klinton, paqebërësi i madh që “shpëtoi” Kosovën e mbijetoi skandaleve!

“Krenar që isha president kur duhej dikush që do t’i kundërvihej spastrimit etnik”: Katër vjet më parë, teksa dekorohej nga ish presidenti Hashim Thaci me “Urdhrin e Lirisë” për kontributin e tij në çlirimin e Kosovës, Bill Klinton, falenderimet e tij i shoqëroi me thirrjet që dëshmonin në vijimësine mbështetjen e pakufijshme të ish kreut të shtetit amerikan për vendin, në historinë e të cilit emri i tij do të mbetet i gdhendur si ai i njeriut që së bashku me ish sekretaren e shtetit, Madeleine Albright, pati rolin vendimtar në aprovimin e fushatës 78 ditore të NATO-s, e cila i dha fund konfliktit të përgjakshem me Serbinë të viteve 1998-99, gjatë të cilit u vranë mbi 10 mijë vetë. "Bulevardi Bill Klinton" dhe një statujë e tij me përmasa njerëzore është një homazh i vlerësimit më të lartë që ka sot në Kosovë për ish presidentin amerikan, një adhurim që shtrihet edhe tek familja e tij. “Ata i shpalosën botës problemet tona. Për të parën herë, të gjithë e mësuan se kush janë kosovarët. Bill Klinton është njeriu që rrëfeu vuajtjet tona-këtu të gjithë e duan”, pohonte asokohe për BBC-në një banore e Prishtinës. Ndjenja e mirënjohjes ndaj familjes Klinton shkon për krah në Kosovë me respektin për Shtetet e Bashkuara, i cili gjithashtu i ka rrënjët mjaft të thella. Bill Clinton ishte presidenti i 42-të i Shteteve të Bashkuara. Gjatë tetë viteve që shërbeu në Shtëpinë e Bardhë, arriti të krijonte reputacionin e një paqebërësi që i solli prosperitet ekonomik, reputacion ky që edhe pse u njollos nga sjellet personale, nuk u zhbë asnjëherë, ndërsa familja e tij konsiderohet sor një ndërmë të fuqishmet në Amerikë. Ai lindi si Ëilliam Jefferson Blythe në Hope, Arkansas, më 19 gusht 1946. I atii kishte vdekur në një aksident me makinë tre muaj përpara kësaj. Mbiemrin me të cilin e njeh bota sot e mori nga njerku, Roger Clinton. Heroin e tij politik, ish presidentin John F Kennedy do ta takonte në fillimin e viteve 1960, në Kopshtin e Trëndafilave të Shtëpisë së Bardhë. Në rrjedhën e viteve, shumë paralele do të hiqeshin mes këtyre dy liderëve të rëndësishëm të kombit amerikan. Mes arritjeve të rëndësishëm të Bill Klintonit shënohet ceremonia e jashtëzakonshme e shtatorit 1993 kur ish kryeministri i Izraelit Yitzhak Rabin, dhe ish kreu i Organizatës për Clirimin e Palestinës, Yasser Arafat, shtrënguan duart me njëri-tjetrin pas firmosjes së një marrëveshje paqeje. Nëntorin e 1995-sën, KLinton u bë presidenti i parë i SHBA që vizitoi Irlandën e Veriut. Gjatë gjithë mandatit të tij, ai u angazhua për të sjellë paqen atgje dhe sponsorizoi procesin që kulmoi me Marrëveshjen e së Premtes së Mirë të vitit 1998, e ndërmjetësuar nga i emëruari i tij, George Mitchell. Pavarësisht skandalit Levinsky, popullariteti i Clintonit ishte aq i lartë, sa po të mos ekzistonte pengesat ligjore për të kandiduar për herë të tretë për presidencën amerikane, ai besohet gjerësisht se do të kishte fituar përballë George Ë Bush. Pamje: AFP Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative. Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/ Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK For more content from click HERE: www.top-channel.tv Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH BillKlinton#Kosovë#TopChannelNews

Comments