Русские видео

Сейчас в тренде

Иностранные видео


Скачать с ютуб Artan Hoxha: Si realizova intervisten me Dritan Rexhepin nga burgu i Kuitos|ABC News Albania в хорошем качестве

Artan Hoxha: Si realizova intervisten me Dritan Rexhepin nga burgu i Kuitos|ABC News Albania 4 года назад


Если кнопки скачивания не загрузились НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу страницы.
Спасибо за использование сервиса savevideohd.ru



Artan Hoxha: Si realizova intervisten me Dritan Rexhepin nga burgu i Kuitos|ABC News Albania

Gazetari investigativ Artan Hoxha publikon sot në Abc News intervistën Gramoz (Dritan) Rexhepin, një personazh të shumë përfolur ditët e fundit, i cili sipas prokurorisë kishte gisht në pengmarrjen e Jan Prengës pas humbjes së një sasia prej 283 kilogramësh kokainë në Angli. Gramoz (Dritan) Rexhepi shprehet nga burgu në Kuito për gazetarin Artan Hoxha se ai nuk ka asnjë lidhje me pengmarrjen e Jan Prengës, madje mohon çdo bisedë me Ndrek Prengën në lidhje me pengmarrjen e të vëllait për 283 kilogramët e kokainës, ndryshe nga sa pretendon prokuroria. Abcnews.al ju sjell PJESËN E PARË të intervistës që gazetari Artan Hoxha i mori Gramoz Rexhepit nga burgu në Ekuador: Gjate diteve te fundit emri juaj ka qene me i lakuari ne media, apo nga informacionet e dhena prej grupit te hetimit ne lidhje me pengmarrjen e 17 janarit 2020, ku u rrembye dhe tashme deklarohet se eshte vrare e me pas i eshte zhdukur kufoma Jan (Dod) Prenges. A jeni ne dijeni per kete fakt?! Si fillim faleminderit qe po me jepni mundesine te flas ne lidhje me kete ngjarje. Po, kam marre dijeni nga njerez te mi te afert per cfare ka ndodhur aty. Sigurisht qe do te doja te kisha folur qe ne momentin e pare kur jam njoftuar se eshte perfshire emri im ne kete histori. Madje nese do isha i lire ne Shqiperi do kisha dale menjehere ne media per te sqaruar pozicionin tim. Jam vene ne dijeni me kete ngjarje pak me vonese dhe per aq kohe sa mund te vihet ne dijeni nje person qe eshte i izoluar ne nje vend te larget te botes. Pavarsisht cfare thuhet une dua te them gjerat ashtu si i di une. Nuk eshte se di dhe shume hollesira cfare behet aty pasi une nuk kam shume mundesi informacioni, por kam mbetur i habitur kur mesova se akuzohesha si njeriu qe ka organizuar gjithe kete ngjarje. Ku ndodheni aktualisht, nga po flisni? Une jam i izoluar ne nje burg te sigurise se larte ne kryeqytetin e Ekuadorit, Kuito. Ndodhem i burgosur ne kete vend qe nga 26 qershori i vitit 2014 kur jam arrestuar bashke me nje grup te madh personazh. Por nga 11 persona qe jane ndaluar ne ate kohe, te gjithe jane liruar, ndersa une jam i vetmi qe kam mbetur ne burg. Gjashte prej te arrestuareve kane marre pafajesi, ndersa 4 personat e tjere qe iu kap ne banese sasia e kokaines, mes tyre nje shtetas nga Kili dhe 3 nga Ekuadori e pranuan akuzen dhe jane liruar me kusht. Vetem une nuk jam liruar sepse me pengon kerkesa e ekstradimit per ne Shqiperi. Per cfare jeni arrestuar? Jam arrestuar nga policia Ekuadoriane ndersa ndodhesha duke pire kafe ne qendren tregetare “Mol Del Sol”, ne Guajakil, qytetit port me te madh te shtetit te Ekuadorit. Akuzohem bashke me nje grup personazh, si pjese e nje organizate per trafikimin e nje sasie kokaine prej 249 kilogramesh. Them akuzohem sepse une nuk e kam pranuar kurre perfshirjen time ne kete ngjarje, dhe nuk me eshte kapur mua ngarkesa. Per kete shkak jam duke zhvilluar nje beteje te gjate ligjore me gjykatat e ketij vendi. Per momentin ceshtja ime eshte ne gjykaten e larte te Ekuadorit. Gjyqi besoj do te zhvillohet pas disa muajsh, kete vere. /Lexo me shume ne abcnews.al Per informacionet me te fundit klikoni: Web: http://abcnews.al/ Facebook:   / abcnews.al   Instagram:   / abcnewsal   Subscribe kanalin tone ne: youtube:   / abcalbanian   #abcnews #abcnewsalbania

Comments