Русские видео

Сейчас в тренде

Иностранные видео


Скачать с ютуб Kartelet e Meksikës, nga Sinaloa te Zetat – Cartel, Top News в хорошем качестве

Kartelet e Meksikës, nga Sinaloa te Zetat – Cartel, Top News 10 месяцев назад


Если кнопки скачивания не загрузились НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу страницы.
Спасибо за использование сервиса savevideohd.ru



Kartelet e Meksikës, nga Sinaloa te Zetat – Cartel, Top News

Lufta brutale e drogës në Meksikë, merr me mijëra jetë njerëzish cdo vit ndërsa grupet e fuqishme të trafikut, luftojnë për territore dhe ndikim. Këto kartele, kontrollojnë zona të gjera të vendit dhe janë përgjegjëse për korrupsionin politik, vrasje dhe rrëmbime... Por, cilat grupe janë më të fuqishmit..? Karteli i Sinaloas, kontrollon pjesën më të madhe të meksikës veriperëndimore. Qeveria amerikane e ka cilësuar kartelin sinaloa si një nga organizatat më të mëdha të trafikut të drogës, në botë. Themeluar në fund të viteve 1980, ai për shumë vite është udhëgequr nga lordi famëkeq i drogës, Joaquin El Chapo Guzman, ose ‘shkurtabiqi’, që dikur klasifikohej edhe si një nga njerëzit më të pasur të botës. Jeta e tij dhe perandoria e pamatë e trafikut të drogës, kanë qenë subjekt i shumë librave dhe serialeve televizive. Nën udhëheqjen e tij, karteli mori reputacionin e ashpër për dhunë dhe ka luftuar egërsisht me disa grupe rivale. Kartelet meksikane, përplasen shpesh me njëri tjetrin, por duhet pranuar edhe se mund të krijojnë aleanca strategjike po ashtu. Sinaloa u bë furnizuesi më i madh me droga në SHBA gjatë mbretërimit të gjatë të El Chapos, thonë zyrtarët. Karteli rrëmbente, torturonte dhe masakronte anëtarët e grupeve rivale kriminale. Ai po ashtu kishte akses në arsenale të stërmëdha armësh, përfshirë granatalëshues ndërsa Guzman kishte një kallashnikov të larë me ar. Por, në korrik 2019, lordi i drogës u dënua me burg të përjetshëm në shtetet e bashkuara të amerikës, pas një prej gjyqeve të profilit më të lartë në historinë moderne të vendit. Prokurorët thanë se Guzman kishte trafikuar kokainë, heroinë dhe marijuanë dhe kishte krijuar një rrjet trafikantësh, rrëmbyesish dhe vrasësish në listën e tij të pagave. Burgosja e tij coi në një rritje të dhunës në rajon pasi grupet e tjera tentuan të përfitonin nga mundësia. Por, pavarësisht kësaj, Karteli i Sinaloas, mbetet jashtëzakonisht i fuqishëm. Ai vazhdon të dominojë edhe sot meksikën veri perëndimore dhe raportohet se ka një prani të shtuar në qytete që variojnë nga Buenos Aires deri në Nju Jork. Karteli po ashtu vazhdon të bëjë miliarda dollarë nga trafiku i paligjshëm i narkotikëve drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Evropës dhe Azisë, thonë ekspertët. E ndërsa lideri i hershëm i tij tani është pas hekurave, thuhet se karteli kontrollohet pjesërisht nga djali i Guzman, Ovidio Guzman LOpez. Kur Guzmani i ri u arrestua nga forcat e sigurisë në tetor 2019, njerëz të armatosur të kartelit Sinaloa, treguan menjëherë kapacitetin serioz ushtarak të grupit. Ata bënë beteja nëpër rrugë me ushtrinë, në mesin e ditës, i vunë zjarrin makinave e madje edhe inskenuan një arratisje nga burgu para se lideri i tyre të lirohej. E kjo, ishte një shenjë që tregoi qartë se grupi mbetet një forcë jashtëzakonisht e fuqishme... Vetë presidenti i Meksikës, Andres Manuel Lopez Obrador, doli në televizion për të njoftuar operacionin për arrestimin e Ovidio Guzman, në bastionin e kartelit SInaloa. "Askush nuk zgjohet një ditë dhe vendos të bëhet një trafikant droge. Këto vendime merren pasi kanë ndodhur një sërë ngjarjesh në jetën e dikujt." Kështu e përkufizon botën e drogës një nga narkotrafikantët më të mëdhenj të botës. Jeta e tyre është e mbushur me krime, trafiqe, vrasje, tradhti, bëma dhe mite. Një seri dokumentarësh vjen në Top News, mbi lordët famëkeq të drogës. Cartel Çdo të dielë Ora 21:00 Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/ Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK For more content from click HERE: www.top-channel.tv Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH #Cartel #TopChannel #TopNews

Comments