Русские видео

Сейчас в тренде

Иностранные видео


Скачать с ютуб "Ku i gjetët milionat?" Shehaj-Xhaçkës: Nuk u vjen turp, vini me xhepat bosh dhe dilni me resorte в хорошем качестве

"Ku i gjetët milionat?" Shehaj-Xhaçkës: Nuk u vjen turp, vini me xhepat bosh dhe dilni me resorte 2 года назад


Если кнопки скачивания не загрузились НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу страницы.
Спасибо за использование сервиса savevideohd.ru



"Ku i gjetët milionat?" Shehaj-Xhaçkës: Nuk u vjen turp, vini me xhepat bosh dhe dilni me resorte

#oranews #agronshehaj #oltaxhakca #debateneparlament #shahajxhacka Deputeti Agron Shehaj i është drejtuar Ministres së Jashtme Olta Xhaçka duke i thënë se pikërisht pse Shqipëria është një vend i korruptuar është i varfër, teksa i kërkontë llogari për kontratën e investimit në të cilën ka përfituar bashkëshorti i saj një investim strategjik. Bëhet fjalë për një kontratë të një investimi të shpallur strategjik në Himarë, ku sipas selisë blu, bashkëshorti i Xhaçkës, Artan Gaçi, i cili u detyrua të dorëhiqej vite më parë si deputet për shkak se prekej nga ligji i dekriminalizimit, ka marrë rreth 10 mijë metra katrorë tokë për të investuar rreth 5 milion euro në hoteleri në Gjilekë, bashkia Himarë. Agron Shehaj: Pikërisht pse Shqipëria është një vend i korruptuar dhe vuan nga korrupsioni është arsyeja kryesore pse është një vend i varfër. Ka një ligj që ndalon që ju si ministre të futni duart në pronat publike. E parashikon kushtetuta e ju keni pafytyrësinë të vini këtu e të thoni çojeni në SPAK. Vini këtu me xhepat bosh dhe dilni me resorte me 5 yje dhe thua pa gjë të keqe do të investoj miliona. Ku i gjetët milionat? Për transparencë dil këtu e thoni ku i gjetët milionat. Ministrja e Jashtme Olta Xhaçka iu kundërpërgjigj duke thënë se burri i saj është marrë gjithë jetën me biznes. Olta Xhaçka: Ta çoni çështjen në Gjykatë Kushtetuese por fillimisht të informoheni mbi interpretimin e nenit të famshëm mbi konfliktin e interesit dhe gjithçka tjetër. Do tju lutesha të mos vini këtu për të lançuar njerëz nga fusha e të cilit jeni vetë. Unë nuk jam marrë me biznes dhe rruga ime ka qenë politike por rruga e tim shoqi ka qenë biznesi sot e 30 vjet. Nuk mund të vish ti sot këtu të hedhësh baltë mbi të, mbi punën e tij, mbi djersën e tij, ëndërrat apo aspiratat për të bërë një gjë më shumë në punën e vet, në biznesin e vetë. Keni qenë në pushtet kur është votuar ligji, keni qenë në pushtet kur janë betonuar zonat turistike të cilat janë të domosdoshme për zhvillimin e ekonomisë së vendit. "Dhe sot ju më akuzoni pse burri në pronën e vetë tërësisht private, në investimine tij tërësisht privat pa asnjë përfitim nga publikja por me të drejtën për të vënë shazlona në breg të detit. Nuk ka marrë as infrastrukturë rrugore, as TVSH. Mos abuzoni me informacionet sepse është e turpshme." Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/vendi/ku-i-gje... Follow Televizionin Ora News Website: www.oranews.tv Youtube http://bit.ly/2DDddtL Facebook: http://bit.ly/2RkUN4s Instagram   / oranewstv   Twitter   / oranewsrtv  

Comments