Русские видео

Сейчас в тренде

Иностранные видео


Скачать с ютуб Bashkia e Tiranës jep leje ndërtimi pa e pyetur, revoltohet pronari: Këto hajdutë po na vjedhin в хорошем качестве

Bashkia e Tiranës jep leje ndërtimi pa e pyetur, revoltohet pronari: Këto hajdutë po na vjedhin Трансляция закончилась 1 год назад


Если кнопки скачивания не загрузились НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу страницы.
Спасибо за использование сервиса savevideohd.ru



Bashkia e Tiranës jep leje ndërtimi pa e pyetur, revoltohet pronari: Këto hajdutë po na vjedhin

#oranews #lajme #edicioniinformativ #lajmeshqip #politike #aktualitet #bashkiatirane #lejendertimi Në rrugën “Stavri Themeli” Tiranë, pranë zonës së ish parkut të Autobusëve, Aleksandër Doçi proteston i vetëm në tokën që thotë që është e tija por që kanë filluar të hidhen themelet e një pallati. Doçi thotë se ai si pronar me letra i 2500 metrave katrorë tokë, dhe se nuk ka dhënë dakordësinë për ndërtim por pavarësisht kësaj ndërtimi vijon nën mbikqyrjen dhe të policisë e cila ka shkuar atje për të parandaluar ndonjë konflikt të mundshëm. Nga sa mësoi gazetarja e Ora News Sonila Musaj, sipas asaj çfarë tregon Doçi, Bashkia e Tiranës ka dhënë lejen e ndërtimit për një kompani që të ndërtojë në pronën e zotit Doçi i cili thotë se nuk është pyetur fare. Aleksandër Doçi pretendon se është pronar i tokës me dokumente dhe i kërkon ndihmë ambasadave të akredituara në Tiranë pasi thotë se po ndërtohet në tokën e tij pa u pyetur. "Po na vjedhin pronat këta hajdutë dhe mashtrues të opinionit botëror që predikojnë se ka demokraci. Po më vjedhin pronën. Ndërton Erion Veliaj, Taulant Balla dhe Edi Rama. Nuk kam bërë kontratë as me firmë asgjë. Këta në mënyrë të paligjshme e më zaptojnë pronën. Të marrin dokumentet dhe ti verifikojnë. Nuk ndjemë mbrojtje. Na kanë mbajtur në burgje dhe internime tani po na marrin dhe pronën. Po na morrën pronën na marrin shpirtin. Kjo s'është Shqipëria që duam. Bërtasim ne për kriminelë ordinerë kur i kemi në krye të shtetit. I lutem ambasadave i vë në dispozicion dokumentacionin nëse unë jam gabim le të ndëshkohem" thotë Doçi i revoltuar. Historia po ndiqet nga gazetarja e Ora News, Sonila Musaj. Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/vendi/tirane-p... Follow Televizionin Ora News Website: www.oranews.tv Youtube http://bit.ly/2DDddtL Facebook: http://bit.ly/2RkUN4s Instagram   / oranewstv   Twitter   / oranewsrtv  

Comments