Русские видео

Сейчас в тренде

Иностранные видео


Скачать с ютуб Top News/ Kylian Mbappe te Reali i Madridit. Në Spanjë bëhen llogaritë, të gjithë përfitojnë в хорошем качестве

Top News/ Kylian Mbappe te Reali i Madridit. Në Spanjë bëhen llogaritë, të gjithë përfitojnë 2 недели назад


Если кнопки скачивания не загрузились НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу страницы.
Спасибо за использование сервиса savevideohd.ru



Top News/ Kylian Mbappe te Reali i Madridit. Në Spanjë bëhen llogaritë, të gjithë përfitojnë

Transferimi i Kylian Mbappe te Reali i Madridit duket se u sjell fitime të gjithëve. Pas zyrtarizimit të kalimit të francezit te 15 herë kampionët e Evropës, në Spanjë nisën të bëheshin llogaritë në aspektin financiar dhe janë të sigurt se kjo lëvizje e merkatos e los Blancos i kënaq të gjithë. Praktikisht rezulton se Mbappe e paguan vetë vetën teksa ky transferim sipas përllogaritjeve të ekspertëve do të ketë një impakt me qindra milionë euro përmes sponsorëve, marketingut dhe ndërveprimeve në rrjetet sociale. Mbappe për më tepër ka kontrata sponsorizimi personale me kompani si Nikem Hublot dhe Oakley që vlejnë të paktën 20 milionë euro në vit dhe Reali i Madridit do të përfitojë të ardhura nga një pjesë e të drejtave të imazhit të futbollist Zakonisht Reali i Madridit iu lejon futbollistëve të tij të 50% të të drejtave të imazhit, por në rastin e Mbappe, francezi ia doli të fitojë një përqindje më të lartë. Sipas agjencisë Deloitte, Reali i Madridit ne 2023 pa Mbappe kishte një volum financiar prej 400 milionë eurosh, një shifër kjo që është e destinuar të rritet Ardhja e Mbappe në Madrid sjell përfitime edhe të sponsorët aktualë të Realit të Madridit që do të sigurojnë rigjenerim ekonomik që do të pasqyrohet edhe te klubi merenges që sipas ekspertit të marketingut Miguel Angel Hernandez do të rrisë akoma më shumë markën e tij në mbarë botën. Por jo vetëm kaq, ardhja e Mbappe te klubi kampion i Evropës do të tthotë më shumë të ardhura si për Realin ashtu edhe për La Liga përsa iu përket të drejtave televizive. Nëse jashtë fushe, gjithcka është fushë me lule për Realin e madridit përsa i përket ardhjes së Mbappe, brenda saj ndryshojnë gjërat pasi trajnerit Carlo ancelotti do t’i duhet të gjejë kuadraturën e duhur në skuadër për të siguruar bashkëjetesën mes të gjithë yjeve qëdo të ketë në dispozicion. Është kjo sfda e radhës dhe tërheqëse për trajnerin më fitues në Ligën e Kampioneve dhe italiani ka treguar që di ta bëjë më së miri këtë punë. Pamje:AFP Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar. Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/ Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK For more content from click HERE: www.top-channel.tv Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH #TopNews#Mbappe#RealMadrid

Comments