Русские видео

Сейчас в тренде

Иностранные видео


Скачать с ютуб E diela shqiptare - Ka nje mesazh per ty - Pjesa 2! (10 dhjetor 2017) в хорошем качестве

E diela shqiptare - Ka nje mesazh per ty - Pjesa 2! (10 dhjetor 2017) 6 лет назад


Если кнопки скачивания не загрузились НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу страницы.
Спасибо за использование сервиса savevideohd.ru



E diela shqiptare - Ka nje mesazh per ty - Pjesa 2! (10 dhjetor 2017)

Facebook:   / tvklan   Talk-show LIVE nga Ardit Gjebrea ne KLANHD & TVKLAN Kronikë më e plotë: Jeta nuk i ka buzëqeshur aspak! Një histori e dhimbshme dhe plot emocione të forta ishte ajo e Nertilës në “Ka një mesazh për ty” në “E Diela Shqiptare” në Tv Klan. Nertila një vajzë e re, i është dashur të përballohet me sfida shumë të mëdha edhe pse në një moshë shumë të vogël. Ajo ka kaluar një divorc të vështirë, është përballur me dy sëmundje të rënda dhe ka ardhur sot në emision për t’i kërkuar falje ish-vjehrrit, pasi sipas saj ai është arsyeja pse ajo ka sot një vajzë të vogël. “Kam ardhur sot në emisioni për t’i kërkuar falje gjyshit të vajzës sime. Unë jam ndarë para një vit me bashkëshortin tim, edhe pse ishte një historie me ngjyra, dashuri sakrifica të shumta, gjithçka që mund të përjetojë një martesë. Pjesa më e vështirë për mua ishte kur babi i vajzës sime ra në burg në shtetin grek. Ishte një periudhë kur unë kuptova se askush nuk po qëndronte afër tij. Unë sapo isha bërë nënë dhe merresha me aktivitete komunitare dhe vendosa të shkëputesha nga gjithçka dhe t’i përkushtohesha babait të vajzës sime dhe jam shumë e lumtur qe e kam bërë. Më pas mora vesh se vuaja nga dy sëmundje kancerogjene, në mitër dhe në gjoks. Unë sot do të rrëfej dhe një sekret. Lidhur me sëmundjen time ka vetëm pak ditë qe e ka marrë vesh mami, pasi më parë ja kisha thënë vetëm motrës së tij”. Por historia nuk është vetëm kaq. Për Nertilën, dhimbja bëhet dhe më e madhe. “Mua me vdiq dhe fëmija i dytë në bark dhe kjo vdekje më ktheu nga një Nertilë idealiste, në një Nertilë me realiste dhe mendova mos kam gabuar që duhet të paguajë dikush tjetër, sepse ishte një jetë tjetër. Mendova që të le mënjanë kurimin dhe të luftoj që babai i fëmijës sime të fitonte lirinë, pasi ishte dënuar me shumë vite. Ai ka qenë në burg dhe në të kaluarën para se të më njihte. U përballa më boten e krimit. Kështu që vendosa të bëja shumë gjëra, disa aty për aty të çastit, thjesht të zgjidhja problemet dhe ta shikoja vajzën time me babain. Nga njëra anë nuk e dija si ishte sëmundja, shikoja që një kokërr më rritej mbi lëkurë dhe e fshehja që mami im të mos ma shikonte dhe të dallonte sa keq isha”. E pyetur nga Arditi nëse u vizita, ajo tha se ka bërë një vizitë, por jo të specializuar. Pas shumë muajsh bëra disa vizita të tjera, sepse e kisha mendjen tek babai i vajzës sime. Nertila: Motra i thotë mamit që ajo qan çdo natë, dhe me pyet mami pse qan? -Unë i them që jo vetëm më ka zënë gripi. Ilaçi që unë pija më krijonte dhimbje, dhe turbullirë të madhe në mitër, sidomos pas operaciocionit. Dhe psikologjikisht po e vuaja shumë, pasi isha vetëm. Duhet t’i kisha ndjekur dhe këshillat e atij që unë kam thirrur sot këtë, që nuk e di nëse do vijë. Para pesë viteve që unë doja të ngelesha shtatzënë ndodhi një konflikt që unë isha gati në divorc, pasi kisha qenë në spital për kokë. As babai im nuk e kupton divorcin pse nuk e kam bërë. Më pas i jam kthyer kontrollit për gjoksit dhe sot jam në fazën e parë. Kanceri në gji është aty dhe unë do shkoj në Itali, pasi do më ndihmojë kisha katolike. Është një prift që ka ndihmuar shumë gra dhe vajza. Arditi - Le të rikthehemi tek familja jote. Ku është ish-bashkëshorti? Nertila: Ai është në Tiranë. Arditi : Në cilin momente vendose të divorcoheshe nga ai, që the jo më? Nertila: Të ndahesha, sepse është fjalë tjetër ndahesh dhe divorcohesh. Unë kam patur eksperienca me gra që kanë kaluar shumë trauma të mëdha dhe që kishin përjetuar shumë probleme dhe i kisha ndihmuar. Dhe e dija që një divorc kur ti sapo je ndarë nuk është i mirë, shpërthejnë gjakra, problemet. Një divorc i filluar kur ti sapo je ndarë nuk është i mirë. Unë thashë, do zhvendosem tek familja, por do divorcohem, pasi është i pashmangshëm. Dhe thashë do merrem me shëndetin për disa kurime të domosdoshme, duhet të përqendrohesha të punoja shumë dhe më pas ndodhi dhe pjesa e operimit. Unë u shpërngula tek familja dhe pastaj në 24 Mars u operova. Divorci është i vështirë dhe nuk është dasmë, por sigurisht rikthimin mbrapa nuk ka. Arsyet e divorcit janë më shumë se jemi të detyruar, sesa duam. Arditi- Si është marrëdhënia me familje e tij? Nertila: Ai ka një familje të mrekullueshme, ka disa motra shumë të rralla. Më vëllain e madh të tij nuk kam pasur shumë komunikim, pasi jeton jashtë, por kishim marrëdhënie korrekte. Me vëllain e vogël, Markun kam pasur marrëdhënie shumë të afërt. Ai ka rrezikuar jetën me mu, pasi mund të vinin njerëzit me pistoletë në kokë dhe mund të na merrnin lekët dhe të iknin. Arditi: Sot ke thirrur vjehrrin, gjyshin e vajzës tënde, pse e ke bërë këtë? Nertila: Unë nuk kam komunikuar me atë që para se të zhvendosesha tek familja. Ai është fitorja më e madhe, pas vajzës që kam Pasur në 10 vite martesë. Arditi: Ku konsiston kjo fitore? Nertila: Ai e shikonte Nertilën, si Nertila, jo si nusja e...

Comments